Aktualitet

‘Se kap më ligji i dekriminalizimit”, KQZ mbyll procedurën për Tom Doshin

11 Nëntor 2021, 11:41 Nga DOSJA
‘Se kap më ligji i dekriminalizimit”, KQZ mbyll procedurën

TIRANË- Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka vendosur që të mbyllë pa një vendim procedurën e verifikimit të figurës së kreut të Partisë SocialDemokratëve, Tom Doshi. Në fjalën e tij, në mbledhjen e sotme, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi bëri me dije se Doshi nuk kishte mundësi për të fituar mandatin e deputetit Jemi përballë rastit që nuk përfshihet më në rastin e dekriminalizimit. Nuk ka mandat deputet e as ndonjë mundësi që ta fitojë një të tillë.

Zoti Tom Doshi nuk duhet që t’i nënshtrohet verifikimit. Nuk ka mandat dhe në asnjë lloj rrethane nuk mund ta fitojë. Ndaj rekomandohet që procedura të përfundojë pa vendim. Kjo është ideja,”-tha në fjalën e tij Celibashi.

Më 4 nëntor, sektori i Dekriminalizimit pranë Prokurorisë së Përgjithshme miratoi rezultatet e verifikimit për subjektin Tom Doshi dhe ia përcolli Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjetjet për Doshin, ku evidentohej dënimi për një plagosje në vitin 1990 dhe shpalljen “non grata” nga DASH. Por sot kryetari i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se Doshi nuk është deputet dhe nuk mund të preket më nga dekriminalizimi, ndaj dhe procedura u mbyll pa vendim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kqz per tom doshin tom doshi kqz per tom doshin tom doshi

Sondazh

Poll