Politike

Byroja Kombëtare e Hetimit, Kraja: Na duhet objekt shtesë, nuk përballohen 60 hetues

11 Nëntor 2021, 11:32 Nga DOSJA
Byroja Kombëtare e Hetimit, Kraja: Na duhet objekt shtesë, nuk

TIRANË-Kreu i Strukturës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, Arben Kraja prezantoi gjatë komisionit të ligjeve dy probleme që janë hasur në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Kraja raportoi se ndërtesa aktuale ku ndodhet Byroja nuk mund të përballojë 60 hetues që pritet të kompletohen në muajt e ardhshëm. Ai bëri të ditur se deri më tani janë 28 hetues, mirëpo ndërtesa e cila është e rikonstruktuar nuk përballon dot të gjithë njerëzit. Ndërtimi i një godine të re kushton shumë, ndaj Kraja propozoi që të merret një ndërtesë që mund të jetë afër institucionit. Një problem tjetër që u prezantua nga Kraja kishte të bënte dhe me shërbimet që ofrohen nga shërbimet e policisë.

Tashmë bëhet viti i 2 i institucionit. Nuk ka funksionuar më para në nivel buxhetor, ka qënë nivel varësie, ka qënë një periudhë intensive dhe për ne për të kuptuar se si funksionin dhe për të shkuar aty ku duhet të shkojë. Ne kemi qënë të përfshirë që në momentet e para. Është arritur në një draft që është paraqitur këtu te ju. Ne jemi të kënaqur në parim. Kemi dy probleme që mendoj se duhet ti shtroj këtu. I pari është për një ndertëse për byronë kombëtare të hetimit. Byroja është një strukturë e ngritur nga ne, ka një numër të madh. Deri tani jemi përfshirë dhe ne, ndërtesa e rikonstruktuar, por nuk përballon dot të gjithë këto njerëz. Byroja ka deri tani 28 hetues nga 60 që duhet të kishte. Procedura e emërimit përfundon në dhjetor, në maj të vitit që vjen 32 të tjerë duhet të sistemohen diku. Ne kemi bërë një ide se sa kushton një ndërtim për tu bërë. Me Këshillin e Lartë të prokurorisë, kërkojmë që të marrim një ndërtesë aty afër. Këshilli i Lartë i prokurorisë i ka dërguar një letër ministrit, kryeministrit për këtë problem, që të vihen në dispozicion objektet afër. Jemi tërhequr nga fondi, pasi kemi një objekt afër.

Shërbimet e policisë së byrosë kombëtare. Byroja duhet të ketë shërbime të policisë, përfaqësuesit që rrinë në objekte ku janë por paguhen nga Byroja. Kjo ka problematike nga fondi, ne kemi përcaktuar 50. Në momentin që mbaron afati i tyr duan që të rikthehen. Ministria e Financave na ka dhënë fondin, por rrisku është se do jetë i bllokuar. Ne jemi ok me propozimin e ministrisë. Doja ta thoja si problematike.’- u shpreh Kraja.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben kraja komisioni i ligjeve 11 nentor 2021 arben kraja komisioni i ligjeve 11 nentor 2021

Sondazh

Poll