Aktualitet

‘Akademia’/ Flasin barinjtë: Politikanët duhet të bëjnë shkollë, janë bërë si derra

11 Nëntor 2021, 11:56 Nga DOSJA
‘Akademia’/ Flasin barinjtë: Politikanët duhet të

TIRANË– Çobanët në disa fshatra të Dibrës kanë dhënë mendimet e tyre në lidhje me ngritjen e akademisë së barinjve, e cila u paralajmërua një javë më parë nga ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca. Ata shprehen se nuk ka nevojë për shkollë pasi eksperienca i ka mësuar ndër vite. Lim Shahini shprehet se për të kullotur bagëtinë, nuk është e nevojshme shkolla, ndryshe nga ana shëndetësore që ka nevojë për veteriner. Selimi i cili banon në një nga fshatrat e Klosit thotë se kjo punë nuk do shkollë por vullnet.

‘Blegotoria ruhet dhe pa shkollë, politikanët thonë kot se barinjtë duhet të jenë me shkollë, po historikisht pa shkollë kanë qënë. Tani pa shkollë janë, se ato me shkollë ikin, se blegtoria ec po ta ruash, do ta kullosësh, do ta mirëmbajsh, politikanët këtë thonë. Veterinerët dhe mjekët është tjetër, po bariu nuk ka nevojë për shkollë’- thotë Lim Shahini.

Imerr Hoxha nga Kalaja e Dodës në Dibër thotë se nuk duhet shkollë që të kullosësh bagëtinë, por shkollë duhet të kryejnë politikanët.

‘Duhet tu rrish përpara, të shkosh ku shkon delja. Ajo është takti i deles, delja don fillin, ta kthesh me fill. Cobani që është coban këtë të dojë. Shkoll duhet për politikanët jo bagëtia, ata janë bërë më keq se bagëtia, janë bërë si derrat në thes. Cobani e di vetë se si mbahet bagëtia‘- thotë Shahini.

Pak ditë më parë zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca në komisionin e veprimtarisë prodhuese se do të ketë disa inciativa në këtë sektor siç është edhe ngritja e Akademisë së Barinjëve, pasi sipas saj kjo punë po braktisej. Deklarata e saj ka ngjallur reagimin e mbarë publikut, duke u shpërndarë dhe komentuar në rrjetet sociale.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet akademia e barinjve bari barinjte ne diber frida krifca lim shahini akademia e barinjve bari barinjte ne diber frida krifca lim shahini

Sondazh

Poll