Politike

“Mirë me vjehrrën, mirë me nusen”, Alibeaj debate në komision: Po dyshoj për…

11 Nëntor 2021, 11:04 Nga DOSJA
“Mirë me vjehrrën, mirë me nusen”, Alibeaj debate

TIRANË – Mbledhja te Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është përfshirë nga replikat mes deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj dhe kryetares së Komisionit Klotilda Bushka.

I thirrur në seancë ishte n/kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla, i cili u shpreh se nuk do të përbënte problem nëse qeveria nuk do të shpërndante fondet për KLP-në. Alibeaj reagoi duke thënë se përgjigjia e Ballës është njësoj si shprehja “mirë me vjehrrën, mirë me nusen”. Ai u shpreh se qëndrimi i zyrtarit të KLP-së linte të dyshonte për lidhje të fshehtë me qeverinë.

Në këtë moment, ndërhyri kryetarja  e komisionit Klotilda Bushka që i tërhoqi vëmendjen Alibeajt për intimidim. Deputeti i PD-së iu kundërpërgjigj ashpër se mazhoranca po e mbush Shkollën e Magjistraturës me persona të organizatës “Qemal Stafa”.

DEBATI

Alibeaj: Ju s’keni bërë kërkesë për buxhet shtesë pasi më 17 qershor i bie të merrni procesin e vettingut të prokurorëve sepse sipas Kushtetutës i mbaron mandati KPK-së.

Alfred Balla: Unë thashë që në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar një nismë ligjore për ndryshimin e Kushtetutës dhe ne presim vendimin e Parlamentit pa asnjë lloj paragjykimi.

Bushka: Buxhetohet funksioni dhe jo institucioni.

Përfaqësuesi i KLP: Për vetingun ka buxhet të planifikuar dhe paratë pastaj do ndahen mes KLGJ-së dhe KLP. Ekzekutivi do të bëjë rialokimin e fondeve. Ne jemi në gjendje që për 8 muaj të llogarisim nevojat buxhetore dhe t’i kërkojmë.

Alibeaj: Ti po thua, mirë me vjehrrën dhe mirë me nusen. Homologu juaj. KLGJ ka bërë kërkesë si çdo institucion tjetër. Ata kanë parë që në vitin 2022 ju ndodh një ngjarje, kanë marrë masat. I kanë çuar kërkesë qeverisë. KLP, institucioni simetrik në funksione, nuk jeni simetrik edhe në reagim. Ju thoni po desh Qeveria edhe na jep para, ne s’kemi bërë kërkesë. Një institucion i pavarur si KLP është treguar minimalisht indiferent.

Bushka: Ju tërheq vëmendjen, mos i intimidoni institucionet e pavarura.

Alibeaj: Nuk është intimidim, nëse e ndjeni të tillë intimidohuni, pak rëndësi ka! Ju e keni marrë me mendjelehtësi këtë punë. Një ngjarje që është më e rëndësishmja për sistemin e drejtësisë në këtë vit.

Bushka: Do ta mbyllim këtë dëgjesë. Gjithçka bëhet këtu për politikë. Po të jeni të shqetësuar ju vërtetë duhet të flisnit këtu për studentët që pse nuk po dalin për të mbyllur vakancat.

Alibeaj: Nëse ju doni ta mbushni shkollën me militantë të fondacionit “Qemal Stafa”.

Bushka: Në vitin 2019 nuk e miratuat nismën dhe ja ku jemi sot. 5 minuta pushim.

Alibeaj: Në vitin 2019 nuk kam qenë në Parlament znj. kryetare, kam qenë në shtëpi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alibeaj klp alibeaj klp

Sondazh

Poll