Politike

Paketa fiskale/Spaho: Po abuzoni! I bie fukarenjve, lë të livadhisin oligarkët

11 Nëntor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Paketa fiskale/Spaho: Po abuzoni! I bie fukarenjve, lë të livadhisin

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë se paketa fiskale sipas tij lë të lirë oligarkët duke rënduar ndaj personave që janë më të varfër. Ai u shpreh se po bëhet shumë abuzim me këtë akcizë e se nuk duhet futet edhe te mallrat bazë, por vetëm te mallrat e luksit dhe pijet alkoolike.

Paketa fiskale, e shikoj si pjesë e skenarit për të garantuar të ardhurat vitin e ardhshëm. Është paketa që i bie fukarenjve dhe i lë të livadhisin oligarkët. Ti taksosh qytetarët e thjeshtë në këtë periudhë duke i vendosur akcizë të gazi dhe të lësh gjithë atë listën e prioriteteve që kanë të bëjnë direkt me oligarkët, që ju ka dhënë FMN-ja, për mua është shumë e pandershme. Doni të garantoni të ardhura, taksoni pijet akoolike, birrën. Po abuzoni shumë me këtë akcizën, koncepti i së cilës është për mallrat e luksi dhe pijet alkoolike dhe u bë kohë një kohë e gjatë, që në kohën tonë, që po e fusim gjithandej naftë, gaz, çfarë nuk kemi taksuar me akcizë kur akciza nuk është për këtë punë. Kini kurajo i thoni qytetarë po ju vendosim taksa direkte që do ndikojnë në rritjen e çmimit të lëndëve bazë dhe të mos fshihemi pas gishtit’– tha Spaho.

LAJMI KRYESOR:‘Ekonomia’/Miratohet në parim pr/buxhetin2022 dhe paketën fiskale!PD kundër(DEBATET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho komisioni i ekonomise 11 nentor 2021 edmond spaho komisioni i ekonomise 11 nentor 2021

Sondazh

Poll