Aktualitet

‘Ekonomia’/Miratohet në parim pr/buxhetin2022 dhe paketën fiskale!PD kundër(DEBATET)

11 Nëntor 2021, 10:51 Nga DOSJA
‘Ekonomia’/Miratohet në parim pr/buxhetin2022 dhe paketën

TIRANË– Komisioni i Ekonomisë miratoi ditën e sotme në parim projektbuxhetin 2022 dhe paketën fiskale. Miratimi u krye me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Që në nisje të komisionit Partia Demokratike u shpreh kundër votimit duke shkaktuar debate mes anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsin.

Kreu i PAA-së, Dashamir Shehi deklaroi kundër votën e tij ndaj buxhetit të shtetit për vitin 2022, pasi argumenton se është mbrojtur interesi i grupeve të mëdha që dominojnë sot Shqipërinë, ndërsa qytetari është lënë pa mbrojtje. Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu po ashtu u shpreh kundër miratimit të këtij projektligji, pasi sipas tij buxheti nuk është i shpërndarë siç duhet.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho u shpreh gjatë komisionit se paketa fiskale po lë të lirë oligarkët duke rënduar ndaj personave që janë më të varfër. Ai rekomandoi se akciza nuk duhet futet edhe te mallrat bazë, por vetëm te mallrat e luksit dhe pijet alkoolike.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se në buxhetin 2022 parashikohet rritje e subvencioneve të fermerëve, rritje të mbështetjes për shtresat në nevojë dhe ulje të borxhit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Buxheti 2022/ Shehi: Unë nuk e votoj! Kë ka gënjyer mendja që kemi dalë nga kriza..

Spaho: Sa do rriteshin rrogat me 110 milionët e Becchetit? Ibrahimaj: Nuk di…

Opozita kundër! Miratohet në parim projekti buxheti 2022 dhe paketa fiskale

Letra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë! Kërkesa e Spahos: Na e vini në dispozicion

Paketa fiskale/Spaho: Po abuzoni! I bie fukarenjve, lë të livadhisin oligarkët

DEBATET/ ‘Mos ndërhyj’, Shalsi i drejtohet Spahos: 5 gjëra them unë, ju shpërtheni

‘Ekonomia’/ Projektbuxheti 2022, PD: Kundër, nuk është i shpërndarë mirë

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i ekonomise 11 nentor 2021 pakete fiskale projekt-buxheti 2022 komisioni i ekonomise 11 nentor 2021 pakete fiskale projekt-buxheti 2022

Sondazh

Poll