Aktualitet

Po kalonte në rrugë! Ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut, pranga të riut nga Kosova

11 Nëntor 2021, 09:27 Nga DOSJA
Po kalonte në rrugë! Ngacmoi ambasadoren e Luksemburgut, pranga

PRISHTINË – Policia e Kosovës ka arrestuar një person për ngacmim seksual të ambasadores së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes. Sipas informacioneve, i riu, i identifikuar me inicial e E.H. ka ngacmuar me fjalë të pahijshme përfaqësuesen e shtetit të huaj ditën e djeshme. Por menjëherë pas denoncimit, E.H. është ndaluar nga policia e kryeqytetit të Kosovës dhe do të qëndrojë në paraburgim për 48 orë deri në ballafaqimin në seancën e parë.

Njoftimi i Policisë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë. Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedural

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore kosove ngacmim seksual ngacmohet ambasadorja ne kosove kosove ngacmim seksual ngacmohet ambasadorja ne kosove

Sondazh

Poll