Aktualitet

I dënuar në Itali me 8 vite burg për drogë, sekuestrohen pasuritë e Dritan Betit

11 Nëntor 2021, 09:03 Nga DOSJA
I dënuar në Itali me 8 vite burg për drogë, sekuestrohen

TIRANË- Prokuroria e Tiranës i ka sekuestruar pasuri me vlerë në disa miliona euro Dritan Betit, shqiptari i dënuar në Itali me 8 vite burg për trafik droge. Beti u arrestua në Shqipëri më 11 tetor, ndërsa pas konfirmimit të dënimit të tij, Prokuroria ka sekuestruar të gjithë pronat e tij por edhe pasurinë e personave të lidhur me të.

Gjithsej janë sekuestruar një truall me sipërfaqe 83.78 metër katror që ndodhet në rrugën ‘Mihal Grameno’ në Tiranë, në bashkëpronësi me familjarët, tre apartamente, një palestër në rrugën ‘Jahja Ballhysa’ dhe një bar-kafe në rrugën ‘Qemal Stafa’ në Tiranë etj.

Pasuritë që i janë sekuestruar Dritan Betit:

Truall 83.78 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 66.60m2 në rrugën “Vëllezërit Huta” Tiranë
Apartament 125.67 m2 në rrugën “Mihal Grameno” Tiranë
Apartament 93.70 mln në Tiranë
Palestër dhe dyqan në Njësinë Bashkiake nr. 2 në Tiranë
Bar kafe “Old Bazaar” në rrugën “Qemal Stafa” në Njësinë n.8 në Tiranë

Dritan Beti, 50 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Anconës në Itali me 8 vite burg pasi është shpallur fajtor nga drejtësia fqinje për trafik droge.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dritan beti prokuroria e tiranes tirane dritan beti prokuroria e tiranes tirane

Sondazh

Poll