Aktualitet

Meta jep “ok”, dekreton 3 ligje. Firmos edhe shmangien e taksimit të dyfishtë

11 Nëntor 2021, 09:32 Nga DOSJA
Meta jep “ok”, dekreton 3 ligje. Firmos edhe shmangien e taksimit

TIRANË – Presidenti i Republikës Ilir Meta dekretoi 3 ligje të aprovuara nga parlamenti i Shqipërisë, ku mes tyre është furnizimi dhe shpërndarja e vaksinës “Pfizer”. Në njoftimin e Presidencës komunikohet se kreu i shtetit i jep fuqi: ndryshimeve në marrëveshjen midis “Pfizer Export B.V.” dhe qeverisë shqiptare për prodhimin dhe furnizimin e vaksinës “Pfizer” në vendin tonë.

Dy dekretimet e tjera janë ratifikimi i Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik si dhe Konventa midis qeverisë shqiptare dhe izraelite heqjen e tatimit dhe shmangien e evazionit fiskal për tatimin mbi të ardhurat.

Njoftimi i Presidencës

Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta, në zbatim të Kushtetutës, ka dekretuar me shpallje, ligjet si më poshtë:

–  Ligjin nr. 106/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 30, datë 27.9.2021 “Për miratimin e disa ndryshimeve të nënshkruara në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave”.

–  Ligjin nr. 109/2021 “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Europës për Bashkëprodhimin Kinematografik (e rishikuar), Roterdam, 30.1.2017”.

–  Ligjin nr. 108/2021 “Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së shtetit të Izraelit për shmangien e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat”.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ilir meta parlament pfizer ilir meta parlament pfizer

Sondazh

Poll