Aktualitet

Radio policie dhe thika në makinë, hetohet i lirë një 36-vjeçar në Shkodër

11 Nëntor 2021, 09:49 Nga DOSJA
Radio policie dhe thika në makinë, hetohet i lirë një

SHKODËR – Një 36-vjeçar në Shkodër do të procedohet në gjendje të lirë pasi iu gjetën fishekë, thika dhe radio policie në automjetin e tij. Uniformat blu kontrolluan automjetin e A.K. në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë” në Shkodër dhe sekuestruan: 4 radio policie, 3 thika dhe disa fishekë.

Personi do të procedohet në gjendje të lirë nga policia.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër filloi procedimi penal për shtetasin A. K., 36 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, pasi në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 radio si ato që përdor Policia, 3 mjete prerëse (thika) dhe fishekë.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet radio shkoder thika radio shkoder thika

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 07:40

Furgoni përplaset me trenin në Durrës

DURRËS- Një furgon është përplasur me trenin në Shkozet të Durrësit. Policia e Shtetit ka njoftuar se furgoni tip “Benz”, me drejtues I. M., është përplasu...