Aktualitet

Aksident tek mbikalimi i Patokut, plagoset një efektiv policie

11 Nëntor 2021, 08:16 Nga DOSJA
Aksident tek mbikalimi i Patokut, plagoset një efektiv policie

LEZHË– Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm pranë mbikalimit të Patokut. Sipas Policisë së Lezhës, aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Mamurras, ku automjeti me drejtues Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë.

“Automjeti me drejtues shtetasin Gj.B., është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore Lezhë, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta punonjësi i Policisë shtetasi A.T“, thotë Policia në njoftimin zyrtar.

Deri më tani mësohet se efektivi ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe policia e lezhes lezhe policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 07:40

Furgoni përplaset me trenin në Durrës

DURRËS- Një furgon është përplasur me trenin në Shkozet të Durrësit. Policia e Shtetit ka njoftuar se furgoni tip “Benz”, me drejtues I. M., është përplasu...