Aktualitet

Dhunoi prindërit e tij, 43-vjeçari nga Dibra përfundon në pranga

11 Nëntor 2021, 08:39 Nga DOSJA
Dhunoi prindërit e tij, 43-vjeçari nga Dibra përfundon në

DIBËR– Genci Çanaku, një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia në Maqellarë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij. Po ashtu, 66-vjeçari Hysni Bici, ka përfunduar i arrestuar pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I PLOTË:

Dibër

Ushtroi dhunë fizike ndaj prindërve të tij, arrestohet në flagrancë 43-vjeçari. Arrestohet dhe një shtetas tjetër pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Procedohen penalisht dhe 3 shtetas të tjerë për vepra penale kundër mjedisit. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi G.Ç., 43 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij.
_____

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u arrestua në flagrancë shtetasi H.B., 66 vjeç, banues në Mamurras, pasi në aksin rrugor “Burrel-Shkopet”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur në masën 1.01 mg.l, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe për pasojë është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
_____

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të krimeve mjedisore , specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: D.K., 59 vjeç, N.E., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacion përkatës. B.R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në shtratin e lumit Drini i Zi, dyshohet se nxirrte inerte, pa lejen e organeve përkatëse. Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet diber genci çanaku hysni bici policia e dibres diber genci çanaku hysni bici policia e dibres

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Nëntor 2021, 07:40

Furgoni përplaset me trenin në Durrës

DURRËS- Një furgon është përplasur me trenin në Shkozet të Durrësit. Policia e Shtetit ka njoftuar se furgoni tip “Benz”, me drejtues I. M., është përplasu...