Aktualitet

Furgoni përplaset me trenin në Durrës

11 Nëntor 2021, 07:40 Nga DOSJA
Furgoni përplaset me trenin në Durrës

DURRËS- Një furgon është përplasur me trenin në Shkozet të Durrësit. Policia e Shtetit ka njoftuar se furgoni tip “Benz”, me drejtues I. M., është përplasur me trenin në afërsi të rrugës “Asti Gogoli”. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 11.11.2021, rreth orës 08:10, në rrugën Asti Gogoli, Shkozet, mjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll