Aktualitet

Vrasja e Hoxhës, verifikohet ‘Visi’, momenti kur biznesmeni flet me shokët në parkim

10 Nëntor 2021, 23:04 Nga DOSJA
Vrasja e Hoxhës, verifikohet ‘Visi’, momenti kur biznesmeni

TIRANË– Policia e Tiranës ka nisur verifikimet në lidhje me një person që për autoritetet njihet thjesht si ‘Visi’ dhe që dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e groposjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, ose të paktën të ketë qenë në dijeni të konflikteve të tij. Mësohet se Visi në fjalë kishte konflikte me biznesmenin Hoxha, sipas dëshmisë së djalit të vogël të viktimës, E. Hoxha.

Gjithashtu, sot, OraNews ka publikuar të tjera pamje ku shihen lëvizjet e Hoxhës tek zona e Liqenit Artificial.  Biznesmeni shfaqet në orën 20 e 52 minuta duke folur ne telefon ndërkohë që bën edhe veprime me duar.

Pas pak sekondash afrohen edhe 2 shokët e tij shtetasi E.T dhe E.B të cilët po pinin kafe në këto zonë. Për disa minuta Ruzhdi Hoxha bisedon me ta në parkimin e lokalit dhe pas bisedës ata hipin në një makinë e largohen prej aty.

Sot, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Ferdinand dhe Pajtim Rrushi, të cilët janë të akuzuarit kryesorë për vrasjen e biznesmenit Rruzhdi Hoxha. Deri më tani asnjë nga të dy nuk ka pranuar që kanë gisht në rrëmbimin dhe vrasjen e biznesmenit Hoxha, duke dhënë versione kontradiktore.

Biznesmeni Ruzhdi Hoxha u gjet i “varrosur”, mbuluar me zhavorr në Malin e Dajtit ditën e shtunë, tre javë pasi ishte zhdukur për asnjë gjurmë. Ferdinand Rrushi akuzohet se e mori në makinë biznesmenin, e vrau dhe e dërgoi në Dajt, ndërsa vëllai i tij, Pajtimi e ndihmoi për të zhdukur “Passat”-in. Motivi i krimit ende nuk dihet, dyshimet janë dy; prishje e pazareve të drogës dhe borxhet. Megjithatë nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë konflikti të çastit mes miqve.

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand rrushi rruzhdi hoxha ferdinand rrushi rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll