Aktualitet

Berisha: Bardhi të verifikojë çfarë të dojë, zero vendimmarrje

10 Nëntor 2021, 22:27 Nga DOSJA
Berisha: Bardhi të verifikojë çfarë të dojë,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar anëtarët e Partisë Demokratike që të shkojnë në zyrën e Edi Palokës, Kreu të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe të heqin dyshimet për firmat e mbledhura. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Berisha tha se Gamzent Bardhi, Sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe të gjithë të tjerët, mund të verifikojnë, por s’mund të marrin vendime.

“Ka një statut që përcakton se si mblidhet Kuvendi. Ka lista. Zoti Bardhi të shkojë të verifikojë çfarë të dojë. Transparencë po, vendimmarrje jo. Vendimmarrja është e gjithë tyre që kanë firmosur, atyre grave dhe burrave që kanë vendosur. E kanë ata në dorë. Këta kanë zero vendimmarrje. Media dhe Bardhi të shkojë dhe të verifikojë çfarë të dojë. Kur flet anëtarësia merr pushtet përfaqësia,”- tha Berisha. 

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike blendi fevziu gazmnet bardhi sali berisha blendi fevziu gazmnet bardhi sali berisha

Sondazh

Poll