Politike

Dyshimet për firmat, Paloka: Unë s’bëj verifikime, kush të dojë të vijë t’i shohë

10 Nëntor 2021, 22:19 Nga DOSJA
Dyshimet për firmat, Paloka: Unë s’bëj verifikime, kush

TIRANË– Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ftuar sekretariatin e PD-së dhe jo vetëm që të verifikojnë firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Paloka tha se firmat janë mbledhur, por as ai vetë nuk do të bëjë verifikime.

Sipas Palokës verifikime mund të bëjë vetëm Kuvendi Kombëtar i PD-së.

“Janë të lirë, firmat aty janë, kush ka dëshirë të vijë dhe t’i shohë të gjitha. T’i kontrollojë. As unë nuk do të bëj verifikime more zotëri, as unë. Verifikimet i ka Kuvendi, asnjë tjetër nuk bën dot verifikime. Por kushdo mund të vijë t’i shohë,”- tha Paloka. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka sali berisha edi paloka sali berisha

Sondazh

Poll