Politike

A do të ketë Kuvend? Bardhi: Po, nëse vërtetohet mbledhja e 1/4 e firmave

10 Nëntor 2021, 21:55 Nga DOSJA
A do të ketë Kuvend? Bardhi: Po, nëse vërtetohet mbledhja e

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se procedurat për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar do të nisin nëse vërtetohet se 1/4 e personave që kanë hedhur firmën janë anëtar të Kuvendit Kombëtar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi ritheksoi se mbledhja e firmave është një blof i madh dhe tallje me demokratët, pasi firmat nuk janë mundur që të mblidhen.

Ylli Rakipi: Nëse nesër Sali Berisha dhe njerëzit e tij bëjnë publike dhe transparente emrat, të dhënat e delegatëve, ju e pranoni procesin. Nëse Berisha zbardh, bën transparent emrat dhe mbiemrat e anëtarëve, ju jeni dakord ti hyni procesit të Kuvendit?

Gazment Bardhi: Patjetër. Nëse janë anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD, nëse janë ¼ nis procedura për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Nuk ka asnjë dyshim për këtë. Por nuk mund ti thuash demokratëve unë do mbledh Kuvendin Kombëtar, me emrat tuaj të mbyllur në kasafortë dhe meqënëse unë thërras Kuvendin Kombëtar, unë mbledh firmat dhe shpall rezultatin. Kjo është tollovi, është tallje me demokratët. Ajo që kemi parë sot ka qenë një blof i madh, sepse ¼ e firmave që janë të nevojshme për nisjen e procedurës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, nuk ka qenë i mundur të sigurohet.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi sali berisha ylli rakipi gazment bardhi sali berisha ylli rakipi

Sondazh

Poll