Politike

A u dorëzuan firmat? Paloka: E patë LIVE, jemi në një Kuvend të jashtëzakonshëm

10 Nëntor 2021, 22:09 Nga DOSJA
A u dorëzuan firmat? Paloka: E patë LIVE, jemi në një Kuvend

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se firmat janë dorëzuar, ndryshe nga ç’deklaroi më herët Gazment Bardhi.

Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Bardhi tha se e gjithë procedura ka qenë e transmetuar drejtpërdrejt nga mediat. Referuar debateve për statutin, Bardhi tha se nuk bëhet fjalë për një situatë normale, por për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm.

“E patë live, u paraqitën fillimisht në konferencën e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ishin në sy të të gjithë gazetarëve dhe jo u bë për transparencë. Më pas u dërguan në zyrën timë, i patë të gjithë. Se po shikoj që po debatohet për statutin, nuk jemi në një situatë normale, jemi në një Kuvend të jashtëzakonshëm. Nuk jemi në rastet e tjera,”- tha Paloka. 

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi paloka gazment bardhi sali berisha edi paloka gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll