Politike

Bardhi: T’i sjellin firmat tek ne, për 2-3 ditë i verifikojmë

10 Nëntor 2021, 21:31 Nga DOSJA
Bardhi: T’i sjellin firmat tek ne, për 2-3 ditë i

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka propozuar që firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit tij, t’i dorëzohen sekretariatit të partisë. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Bardhi tha se për maksimumi dy apo tre ditë, PD-ja do të bëjë verifikimet e nevojshme.

“Sigurisht që nuk i kanë firmat e nevojshme. Le t’i sjellin pra. T’i sjellin dhe sekretariati i Partisë Demokratike për një kohë prej dy apo tre ditësh do të bëjë verfikimet dhe do të japë përgjigjen e nevojshme. Le t’i sjellin firmat që kanë,”- tha Bardhi.

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi sali berisha gazment bardhi sali berisha

Sondazh

Poll