Politike

Ristani: Nëse Basha ka dyshime, të shkojë tek Paloka të verifikojë firmat

10 Nëntor 2021, 21:27 Nga DOSJA
Ristani: Nëse Basha ka dyshime, të shkojë tek Paloka të

TIRANË– Arben Ristani ka ftuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe administratën e selisë blu që të shkojë në zyrën e Edi Palokë, Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së dhe të verifikojë firmat e mbledhura. Në një deklaratë për “Opinion”, përmes Skype, Ristani tha se çdokush që ka dyshime, mund të shkojë dhe të bëjë verifikimet e nevojshme.

“Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edhe verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jetë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin kartat e identitetit. Të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Jemin Gjana. Por kush ka dyshime të shkojë atje të zyra të bëjë verfikimin. Firmat janë depozituar në PD, në organin më të lartë mes dy Kuvendeve, që është Këshilli Kombëtar. Kush do nga administrata apo nga kryetari të shkojë të shohë firmat,”- tha Ristani. 

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ristani lulzim basha sali berisha arben ristani lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll