Aktualitet

Rrëmbeu Kozakun, flet Fabio Dushku: I dhamë një mësim, nënës së tij i kërkoj falje

10 Nëntor 2021, 21:55 Nga DOSJA
Rrëmbeu Kozakun, flet Fabio Dushku: I dhamë një mësim,

TIRANË- I burgosuri shqiptar në Greqi, Fabio Dushku, i cili u përfshi në një konflikt me presonazhin e Instagramit Kozak Braçin, që rezultoi në rrëmbimin e këtij të fundit, ka thënë se ishte vetëm një mësim për të. Gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Dushku tha se mediat e kanë tepruar me fjalët rrëmbim pasi ishte vetëm një leksion që ata i dhanë Kozakut, për shkak të sharjeve dhe ofendimeve që ky i fundit bënte në Instagram.

Ai gjithashtu tha se me njerëzit e Kozakut kanë lidhje dhe për ngjarjen në fjalë i kërkon falje nënës së Kozakut, për shqetësimin që i kishte bërë.

Dushku: Me Kozakun, njerëzit e tij, kemi pas marrëdhënie të mira, më vjen keq për familjen e tij, nënës së tij i kërkoj falje, por Kozaku tejkaloi çdo limit njerëzor, unë jam në burg tani, ai merret me Instagram me gjëra, me rrjetet sociale degjenerohen kot, shahen, ky është shembull shumë i keq, i kanë trejkaluar sumë gjërat. Kozaku e nisi si me shaka, po i tejkaloi gjërat, e coi ku s’mbante më ujë pilafi, pastaj gjithë fisi im u ngrit, po u thashë lërë se do e zgjidhim.

Pyetje: Rrëmbimin e nxite ti?

Dushku: Po ça rrëmbimi, aman, Kozakun thjesht e futën në makinë dhe i futën 5 shpulla, në një lagje tjetër, që të mos shkonte ndonjë nga fisi dhe ta vriste i dhanë një mësim ca shokë. Dhe ajo u bë gabimisht publike, se shokët e mi duke parë ato çfarë ka bërë ai, nga adrenalina u futën live. Unë tani nuk jam shok me atë, po njerëzit i tij i kam miq kemi ngrënë në një pjat në burg. Rrjete sociale une s’kam se jam në burg, i përdor vëllai, im. Nuk tregohen dhëmbët në internet.

Kozak Braçi, i njohur ndryshe si “mbreti i Instagramit” u rrëmbye më 23 shtator nga katër të rinj. Daniel Dushku, vëllai i Fabian Dushkut, i dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, e mori peng për disa orë me tre persona të tjerë. Ata e dhunuan dhe e poshtëruan duke e filmuar dhe duke ia shpërndarë videot në rrjetet sociale.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet showbiz fabio dushku kozak braci fabio dushku kozak braci

Sondazh

Poll