Aktualitet

E FORTË! Bardhi: Në foltoren e Berishës ishte mbështetësi i djalit të Aqif Rakipit

10 Nëntor 2021, 21:38 Nga DOSJA
E FORTË! Bardhi: Në foltoren e Berishës ishte

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se krah ish-kryeministrit Sali Berisha sot ka qenë një person që ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit, Orlandon. Në një lidhje me Skype në “Opinion”, Bardhi tha se personi në fjalë, pa i përmendur merin ishte ulur në rresht të parë.

“Unë sot në foltoren e Berishës kam parë një person që për zgjedhjet e 25 prillit ka bërë fushatë për djalin e Aqif Rakipit në Vorë. Pra votuesi i kryeministrit Edi Rama dhe mbështetësi i Orlando Rakipit ishte sot me Berishën dhe bënte thirrje për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Ishte në rreshtin e pare,”- tha Bardhi.

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aqif rakipi gazment bardhi orlando rakipi sali berisha aqif rakipi gazment bardhi orlando rakipi sali berisha

Sondazh

Poll