Politike

Bardhi: Firmat nuk janë dorëzuar tek Partia Demokratike

10 Nëntor 2021, 21:29 Nga DOSJA
Bardhi: Firmat nuk janë dorëzuar tek Partia Demokratike

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nuk i njeh firmat e depozituara nga Partia Demokratike. Në një deklaratë përmes Skype në “Opinion”, Bardhi tha se firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha nuk janë dorëzuar në PD.

Ai shtoi më tej se Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka nuk është shefi protokollor i PD-së dhe për këtë arsye nuk mund të ketë tagër mbi ruajtjen e verifikimin e këtyre firmave.

“Firmat nuk janë dorëzuar tek Partia Demokratike. Unë nuk di që Paloka të jetë shefi protokollor në Partinë Demokratike,”- tha Bardhi. 

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi gazment bardhi

Sondazh

Poll