Politike

Berisha: Presidenti të dekretojë datën, zgjedhjet lokale i ftojmë që nesër

10 Nëntor 2021, 19:05 Nga DOSJA
Berisha: Presidenti të dekretojë datën, zgjedhjet lokale i

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se Partia Demokratike në duart e tij është e fortë mjaftueshëm për të mundur këtë maxhorancë në zgjedhjet lokale. Në konferencën për media të mbajtur pasditen e sotme, Berisha tha se pjesëmarrje në zgjedhje është e padiskutueshmë, por edhe fitorja gjithashtu.

Ai shtoi se sikur që nesër Presidenti Ilir Meta të dekretonte një datë, zgjedhjet lokale ishin të fituar nga PD-ja, duke pasur parasysh këtë maxhorancë.

“Partia Demokratike që është sot para jush, kam parasysh këtë mazhorancë, nesër po dekretoi presidenti i Republikës, fiton zgjedhjet. Nuk diskutohet pjesëmarrja në zgjedhje. Është një entuziazëm i jashtëzakonshëm,”- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mblidhen firmat për Kuvendin e PD, a do rikthehet sot Berisha në selinë blu?

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll