Aktualitet

Paralajmëron Alibeaj: Rama të urdhërojë vartësit të kthejnë përgjigje, do i kallëzoj

10 Nëntor 2021, 17:00 Nga DOSJA
Paralajmëron Alibeaj: Rama të urdhërojë vartësit

TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetmor për zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të urdhërojë institucionet të kthejnë përgjigje në lidhje me kërkesën që u ka dërguar, ose ndryshe do t’i kallëzoj. Gjatë mbledhjes së sotme, Alibeaj, tha se asnjë nga institucionert që u është dërguar kërkesa nuk kanë kthyer përgjigje deri tani.

“Bashkitë nuk kthejnë përgjigje, SPAK-u, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 11 inspektoriate. Agjencia e Prokurimit Publik, Këshilli Kombëtar i Territorit, Ministrisë. Asnjëra nuk mund të kthejë përgjigje. DAP, KESH, OSHEE, Posta Shqiptare. Për të ruajtur dinjitetin e Kuvendit dhe Komisionit Hetimor, unë jam i detyruar të ribëj një njoftim për secilin prej institucioneve, e bashkë me të për ti paralajmëruar për kallëzim penal për shpërdorim detyre secilin nga drejtuesit e institucioneve, nga i pari te i fundit. Mbi 80 institucione nuk kanë kthyer përgjigje. Duket se po ravijëzohet skenari i pengimit të veprimtarisë së këtij Komisioni. Po i bëj një thirrje të pari të vendit Edi Rama, për sa kohë që ka në varësi ministrat dhe agjencitë e tjera, dhe 60 bashki, që të urdhërojë politikisht vartësit e vet partiak që të mos krijohet asnjë skenar paralel ,” tha Alibeaj.

LAJM KRYESOR: Komisioni Hetimor i 25 prillit, Alibeaj: Institucionet s’kthejnë përgjigje

(I.A;F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021 enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021

Sondazh

Poll