Politike

“Do vij si kryeministër!” Duma: Po shpresoja të mos e dëgjoja këtë

10 Nëntor 2021, 21:01 Nga DOSJA
“Do vij si kryeministër!” Duma: Po shpresoja të mos e

TIRANË– Grida Duma, nënkryetarja e Partisë Demokratike ka deklaruar se fjalët e rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha si kryeministër i Shqipërisë, po shpresontë të mos i dëgjonte.

E ftuar në “Open”, Duma tha se kjo është diçka e paarsyeshme, por që sipas saj, Berisha i thotë këto deklarata për t’i mbajtur ‘të ndezur’ demokratët.

“Berisha e di fare mirë që në kushtet kur SHBA nuk e konsiderojnë të mundshme që në kryesishmin e cilësdo parti, të ekzistojë një individ i konsderuar non grata, këtë gjë, Berisha e bën si një individ politik i vjetër për të mbajtur “me gajret” ndjekësit aktual. Është e paarsyeshme dhe do të kisha shpresuar të mos e kisha dëgjuar këtë sepse në një mënyrë ose në një tjetër, Berishën gjatë kësaj kohe nuk e kam ndjekur ekzaktësisht në cdo fjali por ka lënë përshtypjen dhe ka thënë që po e bën këtë betejë për demokratizimin të vlerave të PD. Sigurisht nuk është kështu se e ka nisur nga shkaqe personale dhe produkti  nuk mund të jetë publik,”- tha Duma.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grida duma sali berisha grida duma sali berisha

Sondazh

Poll