Aktualitet

Bardhi: Nuk ka Kuvend! Berisha luan blofin, s’ka mbledhur firmat e nevojshme

10 Nëntor 2021, 19:41 Nga DOSJA
Bardhi: Nuk ka Kuvend! Berisha luan blofin, s’ka mbledhur firmat e

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha po luan ‘blofin’ pasi në të vërtetë nuk ka mbledhur firmat e nevojshme për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Në një dalje për mediat, pas paralajmërimit të ish-kryeministrit Sali Berisha për rikthim si kryeministër të Shqipërisë dhe për dorëzimin e 4 mijë e 200 firmave në duart e kreut të Këshillit, Edi Paloka, Bardhi tha se është një fyerje em adhe për demokratët që ato formularë të mbahen sekret. 

Pas 30 vitesh në Partinë Demokatike Sali Berisha i di mjaft mirë rregullat se si funksionon Partia Demokratike dhe se si mblidhen organet e Partisë Demokratike. Ajo që tha sot nuk ka asnjë lidhje me Statutin e Partisë Demokratike, nuk ka asnjë lidhje me funksionimin demokratik të Partisë Demokratike. U provua qartesisht, sytë e opinionit publik që gjatë gjithë kësaj periudhe Sali Berisha ka luajtur një bllof të madh me demokratët Ai nuk ka arritur dot të mbledhë 1/4 e firmave për të vënë në lëvizje proçedurën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar Nëse do të kishte mbledhur 1/4 e firmave të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ai e di jaft mirë proçedurën se ku dorëzohen dhe se si është proçesi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Në fakt, ajo që pamë sot, për fat të keq është një tallje e madhe me demokratët dhe sakrificën e tyre. Partia Demokratike është një institucion, funksionon mbi bazën e Statutit të Partisë Demokratike. Ka rregullat e qarta se si mblidhen institucionet e Partisë dhe është fyerje e rëndë për çdo demokrat që të pretendohet të mbahen sekret anëtaët e Kuvendit Kombëtar nga organet statutore të Partisë Demokratike. Nuk ka fyerje dhe tallje më të madhe për demokratët që t’i thuash atyre se të dhënat e anëtarëve të Kuvendit janë sekret nga institucionet legjitime, statutore të Partisë Demokratike.

Apeli im është i qartë. Cilido që kërkon funksionimin demokratik të Partisë Demokratike, mbledhjen e institucioneve dhe forumeve të PD, do te duhet të ndjekë proçedurën sipas Statutit të Partisë. Demokratët e dinë proçedurën. Sali Berisha për shkak të funksioneve drejtuese për vite të tëra në PD e di edhe më mirë se sa një demokrat i thjeshtë proçedurën e mbledhjes së institucioneve prandaj nëse do t’i kishte firmat dhe nuk do të kishte luajtur bllofin gjatë gjithë kësja periudhe. E keni degjuar besoj kakofoninë e shifrave. Para një muaji tha se u nblodhën 80% të firmave, ju e keni transmetuar. Pastaj u tha 90%. Pastaj dikush doli dhe tha 110% të firmave. Para një jave thanë 70%, sot dolën dhe deklaruan dhe thanë se kanë mbledhur 60%. Në fakt e vërteta është dhe proçesi dhe proçedura tregon që kjo ka qenë e gjitha një bllof dhe nuk është arritur mbledhja e 1/4 të firmave të anëtarëve të Kuvendit për të vënë në lëvizje proçedurë statutore për mbledhjen e Kuvendit Kombëtat të Partisë Demokratike,“- tha Bardhi ndër të tjera. 

Mbrëmjen e sotme, përmes të besuarve të tij, ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi 4 mijë e 200 firmat e mbledhura në zyrën së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka. Këto firma, sipas Berishës do të mbeten të mbyllura deri më 11 dhjetor, ditë kur ka parlajmëruar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama.

(i.a;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes gazment bardhi konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha aksioni i berishes gazment bardhi konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll