Politike

Alibeaj jep ultimatum: Institucionet kanë kohë deri më 17 nëntor!

10 Nëntor 2021, 17:29 Nga DOSJA
Alibeaj jep ultimatum: Institucionet kanë kohë deri më 17

TIRANË- Kryetari i Komisionit Hetmor për zgjedhjet e 25 prillit Enkelejd Alibeaj u ka dhënë ultimatum institucioneve që kanë lidhje me atë që Partia Demokratike e quan ‘masakër zgjedhore’, të respektojnë detyrimet ligjore. Alibeaj gjatë komisionit që u mbajtë ditën e sotme tha se ligji duhet respektuar dhe institucionet të kthejnë përgjigje për kërkesat që u janë parashtruar.  

“Nëse dikush prej tyre nuk kthente dot përgjigje në kohë, të sillte një kartë dhe të thoshte, kërkoj kaq ditë kohë dhe sdo t’ju kthejmë përgjigje. Kaq munden ta bëjnë? As këtë s’e kanë bërë. Kjo duhet të jetë një edukatë që duhet ta bëjmë tonën. Nuk është çështje kërcënimi, ligji duhet zbatuar. Meqë i kemi ezauruar të gjitha dhe asnjë prej kolegëve s’ka asgjë për të thënë, unë them ta mbyllim. Më datë 17 nëntor në orën 10:00 është mbledhja e radhës, besoj se institucionet kanë kohë mjaftueshëm për të repsketuar detyrimet ligjore dhe të sjellin përgjigjet sipas kërkesës. Uroj ta kenë dëgjuar dhe kërcënimin për kallëzim,” tha Alibeaj.

LAJM KRYESOR: Komisioni Hetimor i 25 prillit, Alibeaj: Institucionet s’kthejnë përgjigje

(I.A;f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021 enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021

Sondazh

Poll