Aktualitet

Berisha i besoi misionin! Paloka: Formularët janë në zyrën time, unë s’firmosa

10 Nëntor 2021, 19:52 Nga DOSJA
Berisha i besoi misionin! Paloka: Formularët janë në zyrën

TIRANË– Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka a marrë në zyrë formularët e demokratëve që kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar. Në një deklaratë për mediat, Paloka tha se formularët tashmë i ka në zyrë. Ai shtoi se edhe pse vetë nuk ka firmosur, është i detyruar që të verifikojë çod firmë të hedhur dhe çdo mandat të çdo firmëtari.

“Formularët kanë ardhur në zyrën time. E dëgjuat shpjegimin që u dha dhe nga vetë zoti Berisha për arsyen se përse u depozituan formularët në zyrën time. Asnjë tjetër nuk ka tagër për verfikimin e mandateve përveç Kuvendit. Është procedurë që ndiqet rregullisht dhe do të ndiqet edhe këtë herë. Një kërkesë e veçantë është që të ruhet fshehtësia e të dhënave të tyre. një gjë jo e rrallë në Shqipëri sepse u bënë të njohur patronazhistët. Këto formularë do të qëndrojnë të mbyllur për tu hapur ditën e mbajtjes së Kuvendit për tu bërë një për një verifikimin e mbajtjes së këtij Kuvendi. Unë nuk kam firmosur, por jam i detyruar të ndjek rregullat,”- tha Paloka. 

LAJM KRYESOR: Berisha i dorëzon Palokës firmat: Kthehem si kryeministër, lokalet i kemi të fituara

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes edi paloka konferenca e berishes 10 nentor 2021 aksioni i berishes edi paloka konferenca e berishes 10 nentor 2021

Sondazh

Poll