Aktualitet

Berisha i dorëzon Palokës firmat: Kthehem si kryeministër, lokalet i kemi të fituara

10 Nëntor 2021, 08:28 Nga DOSJA
Berisha i dorëzon Palokës firmat: Kthehem si kryeministër,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e tij si kryeministër i Shqipërisë duke i shpallur sfidë të hapur kreut të qeverisë aktuale, Edi Rama. Në një konferencë për mediat, të mbajtur në hotel “Rogner”, Berisha prezantoi ish-moderatoren Floriana Garo si Drejtoreshë të Komunikimit për iniciativën e marrë, që e konsideroi si vendimtaren për ta bërë PD-në fitimtare me kryeministër atë vetë. Pasi ka takuar demokratët në 16 qytete të Shqipërisë, mbrëmjen e stome, lideri historik i Partisë Demokratike tha se 4 mijë e 200 firmat e mbledhura do të jenë të ruajtura në kasafortën e zyrës së Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, duke lënë jashtë edhe këtë herë kryedemokratin Lulzim Basha.

Duke u shprehur se kanë përmbajtje dhe të dhëna delikate e konfidenciale, Berisha argumentoi dhe dorëzimin e fimrave e formularëve në duart e Palokës. Berisha shtoi gjithashtu se verfikimi I mandateve të të gjithë atyre 4 mijë e 200 personave që kanë firmosur i takon vetëm Kuvendit Kombëtar, të cilin ka paralajmëruar se do ta mbledhë më 11 dhjetor, pas një muaji. Berisha ftoi sërish Bashën që të merrte pjesë në foltoret e tij, duke shtuar se edhe në Kuvend për verfikimin e mandateve ka gjithashtu vend për përfaqësuesit e kryedemokratit.

Referuar deklaratës së ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim, e cila u shpreh se PD-ja do të shkëputej nga Amerika nëse në krye vendoset Berisha, ish-kryeministri tha se pret që çdokush që ka prova t’i dorëzojë në gjykatën e Parisit. Me bindje, lideri historik i PD-së tha se zgjedhjet lokale janë të ftiuara nga selia blu, mjafton që Presidenti Ilir Meta të dekretojë një datë.

Të pranishëm në sallë krah Berishës ishin edhe demokratë si: Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Flamur Noka, Aldo Bumci, Edmond Spaho, Albana Vokshi e Klevis Balliu. Të n të cilët kanë qenë edhe në foltoret e tij. Të njëjtët bashkë me kutitë në duar shkuan në selinë e Partisë Demokratike dhe dorëzuan firmat e mbledhura në zyrën e Palokës. Vetë ky i fundit tha se do të qëndrojnë të mbyllura, për tu hapur vetëm më 11 dhjetor, ditën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Nga ana e Bashës ka gjithashtu lëvizje. Zyra e shtypit të PD-së ka lajmëruar se Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi do të dalë në një deklaratë për shtyp në orën 21:15. Mbetet për tu parë se ç’do të deklarojë.

Lufta e ashpës mes Berishës dhe kryedemokratit nisi pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”. Ndërsa Berisha e konsideroi vendimin si “null” duke kërkuar mbledhjen e Kuvendit për të ndëshkuar kryedemokratin, me pretendimin se ka shkelur statutin e PD-së.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Konferenca e Berishës, pamjet nga salla, demokratët rresht para ish-kryeministrit

Berisha i besoi misionin! Paloka: Formularët janë në zyrën time, unë s’firmosa

FOTOT! Me kuti në duar, të besuarit e Berishës dorëzojnë firmat në selinë blu

Berisha fton sërish Bashën: Eja në foltore dhe në verifikimin e mandateve

“Cili do të jetë fati i Bashës?” Berisha: Nuk përjashtojmë njeri, por…

Nuk zgjedh Bashën! Berisha: 4 mijë e 200 firmat i dorëzohen Palokës!

Berisha paralajmëron: Rikthehem si kryeministër i Shqipërisë!

POSTI! Floriana Garo emërohet drejtoreshë e Komunikimit në iniciativën e Berishës

POSTI! Floriana Garo emërohet drejtoreshë e Komunikimit në iniciativën e Berishës

Ish-kryeministri Sali Berisha njofton konferencë URGJENTE për shtyp

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha tirane aksioni i berishes konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha tirane

Sondazh

Poll