Aktualitet

VD-Komisioni i 25 prillit, Alibeaj: Institucionet s’japin përgjigje, mblidhemi më 17

10 Nëntor 2021, 16:41 Nga DOSJA
VD-Komisioni i 25 prillit, Alibeaj: Institucionet s’japin përgjigje,

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit u mblodh dhe u shpqërnda sot pa shqyrtuar asnjë pikë të rendit të ditës, pasi institucionet të cilave u ishte kërkuar përgjigje në lidhje me atë që Partia Demokratike e quan ‘masakër’ zgjedhore, nuk kishin kthyer asnjë përgjigje. Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, i cili u shfaq me maskë sot, tha se askush nuk e ka marrë mundimin të kthejë një përgjigje, gjë të cilën e ka detyrim ligjor.

“61 kërkesa drejtuar bashkive, së bashku dhe me 11 kërkesa drejtuar bashkive të tjera që u kemi kërkuar informacion, kërkesat drejtuar SPAK, drejtorisë së Policisë së Shtetit, 12 kërkesa drejtuar inspektoriateve, Kadastrës, 12 ministrive, kërkesa drejtuar gjendjes civile, 4 kërkesa drejtuar OSHE, KESH, Posta Shqiptare dhe SHISH, fatkeqësisht konstatoj se nuk ka kthyer dhe nuk ka denjuar askush që të kthejë asnjë përgjigje. E vetmja përgjigje që është kthyer janë pyetjet që mazhoranca ka pasur për opozitën, mbi pyetjet për strukturën e armatosur të PD-së. Mungesë totale e respektit për ligjin, boll punë dhe halle ka pasur PD, por e gjeti kohën për t’u kthyer përgjigje. SPAK nuk kthen përgjigje, Drejtoria e Policisë, 11 inspektorate,”- tha Alibeaj. 

Alibeaj shtoi se se afati ka kaluar, pas dokumentet u janë dërguar më datë 5 nëntor dhe kishin vetëm pesë ditë afat. Por, kryetari i Komisionit ështëkundërshtuar nga socialistët. Nënkryetari i këtij komisioni, Toni Gogu tha se moskthimi i përgjigjes nuk ka qenë e qëllimshme por, është bërë për shkak të dokumenteve voluminoze që duheshin grumbulluar. Blerina Gjylameti dhe Klotilda Bushka thanë se në fakt afati nuk ka mbaruar. Të dyja socialistet u shprehën se që nga data 5 nëntor nuk janë bërë pesë ditë pune dhe madje as kalendarike dhe sipas tyre, institucionet janë brenda afatit. Të njëjtën gjë tha edhe Etjen Xhafaj.

Por, Alibeaj shtoi se kjo është mënyra e maxhorancës për të zvarritur punën e komisionit dhe hetimet. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të urdhëronte vartësit që të kthenin përgjigje, ndryshe paralajmëroi kallëzime. Pas debateve të shumta në mbledhje, Komisioni Hetimor u shpërnda dhe mbledhja e radhës u la më 17 nëntor. Alibeaj shtoi në fund se deri në atë ditë, institucionet kanë kohë të mjaftueshme për t’ju përgjigjur Komisionit Hetimor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Ç’i ka ndodhur? Alibeaj shfaqet me fasho në hundë: Ndjesë, të tjerët janë në trafik

Alibeaj s’pushon, të tjerët ngrihen në këmbë, Koçi e Gogu qeshin: Kryetar ikën…

Alibeaj jep ultimatum: Institucionet kanë kohë deri më 17 nëntor!

Xhafaj-Alibeajt: Boll kërcënuat institucionet, s’kanë kaluar ditët kalendarike

Gjylameti e Bushka nxehen me Alibeajn: Boll kërcënuat, keni 18 minuta që flisni!

Paralajmëron Alibeaj: Rama të urdhërojë vartësit të kthejnë përgjigje, do i kallëzoj

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021 enkelejd alibeaj komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021

Sondazh

Poll