Aktualitet

 “Më trajtuat si kriminele”, publikohet videoja e lamtumirës së Adelina Sejdinit

10 Nëntor 2021, 14:17 Nga DOSJA
 “Më trajtuat si kriminele”, publikohet videoja e

ROMË – Adelina Sejdini, 47-vjeçarja që vrau veten oara dy ditësh duke u hedhur nga ura në Romë, publikoi videon e dhimbshmë të lamtumirës. E ndjera, e cila i dha fund jetës pas refuzimit të autoritetevë italianë për marrjen e nënshtetësisë italiane, shprehu zemërimin ndaj autoriteteve italiane për trajtimin si “kriminele” duke mos i njohur asnjë të drejtë qëndrimi në Itali.

Video-ja e Adelinas Sejdinit përpara se të vdiste:
Unë do vdes së do vdes nga kanceri. E di që nuk e kam të gjatë, por të paktën Adelinat e tjera nuk do të kënë fatin që kam pasur unë. Që kur lexova dokumentin, kam makth dhe panik. Unë do pres pak dhe do shkoj të hidhem nga ura, t’ju vijë turp. Vdekja ime do ju mbetet në ndërgjegje.

Në Romë më kanë trajtuar si kriminele e më thanë se nëse nuk largohem nga Roma drejt Pavias, do të më arrestojnë.

Hajde të më arrestoni brenda në arkivol e këto video dëshmojnë së nëse më ndodh ndonjë gjë mua, faji është i Policisë së Shtetit, i Zyrës së Emigracionit të Pavias,  është i atyre që po më trajtojnë si kriminele duke firmosur një letër dëbimi  dhë i gjithë atyre që mund të bënin diçka e nuk bën dot asgjë. Do të më kenë në ndërgjegjen e tyre. Do pres dhe pak e do të hidhem nga ura e parë që do më shfaqet. E bëj që Adelina të tjera mos të jetojnë atë ç’ ka më ndodhi mua. T’ju vij turp. Ky është abuzim detyrë. Ju më shfrytëzuat për 20 vite e tani më trajtoni si kriminele.

 

Në vitin 1996, Adelina Sejdini denoncoi rrjetin e prostitucionit prej të cilit shfrytëzohej në Itali. Operacioni policor arriti të arrestonte 40 persona dhë të shpallte në kërkim 80 të tjerë. Ky rrjet I shfrytëzimit të vajzave të reja organizohej nga mafia shqiptarë në Itali.

Por, pas këtij momenti jeta e Adelina Sejdinit mori të tatëpjetën. Ajo deklaroi vite më parë se kishtë frikë të kthehej në Shqipëri pasi mund të ekzekutohej për denoncimin e bërë. Prej vitesh ajo tentoi të merrte nënshtetësinë italiane, por iu refuzua. Pak kohë më parë, në shenjë dëshhpërimi, 47-vjeçarja i furi flakën vetes, por u shpëtua nga kalimtarë të rastit. Më pas ajo u kurua në një spital të Romës.

Së fundmi, autoritetet lokale të Romës i kishin refuzuar lejeqëndrimin në kryeqytetin italian për një vit. Ajo vuante prej një tumori dhe kishte fituar statusin e invalidit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adelina sejdini adelina sejdini

Sondazh

Poll