Sekuestrohen mbi 66 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 2 shoferëve
DURRËS- 66 mijë e 40 euro të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Mësohet se sasia e parave është gjetur gjatë një kontroll...
SHKODËR- 8 kilogramë kanabis sativa të sekuestruara dhe 2 persona të arrestuar, ky është bilanci pas përfundimit të operacionit policor “Shtoi” në Shkodër. Mësohet se dy prsonat e arrestuar janë me iniciale F. K, 28 vjeç dhe dhe një 23-vjeçare me iniciale K. G. Gjithashtu bëhet me dije se droga e sekuestruar do të transportohej në Malin e Zi
Njoftimi i Policisë:
Hani i Hotit, Shkodër. Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndeve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtoi”, zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit. Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të malit të zi. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, pas një pune të mirëorganizuar, nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në kuadër të operacionit policor të koduar “Shtoi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. K, 28 vjeç banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori Kundër Narkotikëve, se shtetasi F.K, po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të PKK Hani i Hotit me qëllim trafikimin e saj, menjëherë është organizuar dhe koordinuar puna me Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe autoritetet doganore ku automjeti sëbashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, Policia gjeti e sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë. Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
(I.A/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
DURRËS- 66 mijë e 40 euro të padeklaruara janë sekuestruar ditën e sotme nga Policia e Durrësit. Mësohet se sasia e parave është gjetur gjatë një kontroll...
DURRËS– Policia e Durrësit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me sekuestrimin e parave që u gjetën në një autobus në Durrës. Mësohet se në prang...
TIRANË– Ish-deputetja Rudina Hajdari ka rënë pre e hakerëve pasi i është vjedhur profili në Facebook. Tashmë Hajdari nuk gjendet me emrin e saj në rr...
TIRANË– Bedar Skënderi, Drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, është kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsion...
TIRANË– Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dhënë “dritën jeshile” për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian. Në një konferencë për sh...
TIRANË– Nëntë zyrtarë e funksionare të bashkisë Tropojë janë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ...
DURRËS- Një 18-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim. Mësohet se 18-vjeçari me iniciale S.K akuzohet ...
TIRANË- Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka kërkuar nga Komisioni i Ligjeve që të marrë parasysh propozimin e tyre për ndryshimin e dy neneve të Kodit të f...
SARANDË – Policia e Sarandës ka arrestuar sot 34-vjeçarin Saimir Murataj, i cili dhunoi me grushte dhe sende një qytetar. I ndaluari njihet si...
TIRANË– Pastori Akil Pano ka reaguar pas vizitës së aktivistes së LGBTI-së, Xheni Karaj dhe të dashurës së saj, Livia në mjediset e kishës ‘Ungjilli ...