Politike

Berisha fton sërish Bashën: Eja në foltore dhe në verifikimin e mandateve

10 Nëntor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Berisha fton sërish Bashën: Eja në foltore dhe në

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur ftesën e tij kundrejt kryedemokratit Lulzim Basha. Nga konferenca për media që mbajti sot, Berisha tha se Basha mund të shkojë të marrë pjesë në foltoret e tij që ka më shumë se një muaj që i organizon.

Berisha shtoi se Basha mund edhe të dërgojë grupin e përfaqësuesve të tij në tryezën e verifikimit të mandateve për të parë se kush ka firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Unë e ftoj në foltore, madje që të mësojë, pengun kryetar e ftoj të vijë dhe në verifikimin e mandateve. Të vijë ose të sjellë grupin e tij. Dhe të shikojë se kush ka firmosur për mbajtjen e Kuvendit,”- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Mblidhen firmat për Kuvendin e PD, a do rikthehet sot Berisha në selinë blu?

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha konferenca e berishes 10 nentor 2021 sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2021, 14:19

VD-LIVE/ Berisha del në konferencë për shtyp

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp sot në orën 19:00. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në rrjetin e tij social në Faceboo...