Politike

Rindërtimet, Ahmetaj: 20 miliard lekë nga projekt buxheti, 1.15 miliard donacione

10 Nëntor 2021, 18:56 Nga DOSJA
Rindërtimet, Ahmetaj: 20 miliard lekë nga projekt buxheti, 1.15

TIRANË – Zv/kryeministri Arben Ahmetaj raportoi në Komisionin e Ekonomisë për pjesën e projektbuxhetit për rindërtimet për vitin 2022, ku vend kyç zuri rindërtimi i banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit i 2019. Ahmetaj theksoi projektbuxheti i mazhorancës socialiste ofron 20 miliard euro për proçesin e rindërtimeve.

Për sa i përket akomodimit të personave që banesat e të cilëv do shemben nga projektet rindërtuese, Ahmetaj theksoi se janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit.

“Projektbuxheti i vitit  2022 ofron 20 miliardë lekë për rindërtimin. Buxheti synon financimin e përfundimit të programeve grante të rikonstruksionit, riforcime të banesave kolektive, përfundimi i njësive individuale të banimit nga njësitë vendore, zhvillimin e zonave të reja, zhvillimi i infrastrukturës publike, objekte arsimore dhe institucione publike. Do të ketë përparësi financimi i granteve për familjet. Akomodim i përkohshëm në dhjetor 2019 ishin mbi 11 mijë familje, ndërsa sot janë 177 familje që janë dhe përfitues të bonusit të qeras, që janë në çadra apo kontenier që për shkak të tokës dhe bujqësisë. Sot janë 15 mijë që marrin bonus qiraje për akomodimin e tyre. Do marrin bonus derisa të hyjnë në banesat e reja.  Aktualisht janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, brenda programit total”, tha Ahmetaj.

Më pas Ahmetaj ka publikuar listën e të gjithëv donacioneve, vlera totale e të cilave është 1.15 miliard euro, kurse vlera e granteve llogaritet në 295 milionë euro të dhëna për rindërtimet.

“50 vende partnere përfshirë donatorët bilateral, multilateral dhe institucionet financiare ndërkombëtare në total u angazhuan 1.15 miliardë euro, nga të cilat 295 milionë euro ishin grante.

Lista:

BE 75 milionë euro objekte arsimore

BE 40 milionë euro trashëgimia kulturore

Gjermania 11 milionë euro objekte arsimore

Sllovakia 250 mijë euro objekte arsimore

Katari 5 milionë euro objekte arsimore

Sllovakia 300 euro objekte arsimore

Turqia 45 milionë dollar për 524 apartamente në Laç

Emiratet e Bashkuara 70 milionë euro për 2000 apartamente në Durrës

Italia 5 milionë euro grant objekte publike dhe arsimore

Austria dhe Lihtenshten  1 milionë e 50 mijë euro për 35 banesa individuale në Mirditë

Zvicra 1.45 milionë euro grante rikonstruksioni DS1 DS3, në Bashkinë Kurbin e Shijak

UE 11.8 milionë euro projekte komunitare, nga Anglia Norvegjia, Holanda,Danimarka

Greqia 2.5 milionë euro objekt publik

Kroacia 1 milionë euro objekte arsimore

Zvicra 7.5 milionë euro për objekte në shëndetësi

Fondacioni ‘Firdeus’ 9 milionë euro rindërtimi i banesave në Thumanë

Fondacioni ‘Fundjave Ndryshe’ 1 milionë euro rindërtimi i banesave në Vaqarr

Shoqata ‘Rrënjë Shqiptare’ 1.3 milionë euro rindërtimi i banesave në Durrës

Shoqata ‘Jetimët e Ballkanit’ 900 mijë euro banesa kolektive Lezhë

‘Karitas Albania’ 1.2 milionë euro rindërtimi i banesave në Kurbin, Lezhë dhe programi cash

Fondacioni ‘Behxhet Pacolli’ 1 milionë euro banesa kolektive Thumanë

FSHF 14.5 milionë lekë rindërtimi i banesave

Shoqata ‘Tifozët Kuq e Zi’ 3 milionë lekë qendra shëndetësore”, ka bërë me dije Ahmetaj.

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmeaj fondet e rindertimit arben ahmeaj fondet e rindertimit

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2021, 14:19

VD-LIVE/ Berisha del në konferencë për shtyp

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp sot në orën 19:00. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në rrjetin e tij social në Faceboo...