Politike

Buxheti i 2022-ës për M. Mbrojtjes, Rama: Pagat për ushtarët do rriten me 30%

10 Nëntor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Buxheti i 2022-ës për M. Mbrojtjes, Rama: Pagat për ushtarët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projekt-buxhetin e vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes. Gjatë ditën së sotme, Rama nga Pallati i Kongeseve ka deklaruar se në vitin e ardhshëm, të gjithë ushtarët do të kenë një rritje rroge prej 30%. Kryeministri njoftoi se do të hapet gjithashtu një akademi cilësore për të rinjtë dhe të rejat që do të hyjnë në ushtri.

Rama gjithashtu njoftoi nevojën për përmirësimin teknologjik si në ushtri ashtu edhe në sektorë të tjerë, duke thënë se me teknologji të përmirësuara, vendi do të ketë më shumë mundësi mbrojtjeje. Për këtë, Rama tha se do të rekrutojmë të gjithë talentet shqiptare nëpër botë që janë programues dhe kërkues shkencor. Ndërkohë që Rama nuk ngurroi të përmendte edhe satelitët, duke shtuar se më tej duhet të ecim më hapin e kohët dhe vendi të mbrohet nga satelitët dhe dronët inteligjentë.

Ndërkohë që Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u duk i suprizuar në lidhje me rritjen me 30% të rrogave nga ana e Ramës. Ai tha se priste një rritje prej 10% të rrogave, ndërkohë që shtoi se në ditët në vijim do të nisë puna për investimin në bazën ajrore të Kuçovës.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Buxheti për M. e Mbrojtjes, Rama: Kapaciteti mbrojtës të forcohet me teknologji

Buxheti për M. Mbrojtjes, Rama: Do rekrutojmë talentët shqiptarë në botë

Buxheti për M. e Mbrojtjes, Rama: Vitin tjetër do të ndërtojmë një akademi ushtarake

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Peleshi: Nuk e prisja që pagat të rriten me 30%

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama: Pagat tuaja do të rriten me 30% 

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama: Puna juaj nuk është e lehtë, e çmoj

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2021, 14:19

VD-LIVE/ Berisha del në konferencë për shtyp

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp sot në orën 19:00. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në rrjetin e tij social në Faceboo...