Politike

Buxheti për M. e Mbrojtjes, Rama: Kapaciteti mbrojtës të forcohet me teknologji

10 Nëntor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Buxheti për M. e Mbrojtjes, Rama: Kapaciteti mbrojtës të forcohet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kapaciteti mbrojtës si dhe emergjencat civile duhet të forcohet me teknologji si dhe me të gjithë dijet për tu bërë ëngjëll mbrojtës i qytetarëve në ditët më të vështira. Ai gjithashtu tha se trupat shqiptare që shërbejnë në ushtri, duhet të ndihen krenarë që mbajnë mbi supe flamurin shqiptar.

Nga ana tjetër, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të forcojmë kapacitetin e mbrojtjes civile, të emergjencave civile. Ajo që na duhet është që vit pas viti ti pajisim emergjencat civile jo vetëm me kapacitete logjistike cilësore, as dhe vetëm me kapacitete teknologjike cilësore, por edhe me të gjithë dijen për tu bërë tamam një ëngjëll mbrojtës i qytetarëve në këto ditë të vështira. Jo se nuk janë, jo se ka munguar ndonjëherë sakrifica e të gjithëve ju kur ka ardhur fjala për të nxjerrë masivisht trupa të ushtrisë për të përballuar kriza të krijuara nga fatkeqësitë natyrore por hapësira për të bërë më shumë është goxha e madhe.

Të ndiheni jo vetëm krenarë për faktin që i shërbeni flamurit tonë kombëtar, e mishëroni himnin tonë kombëtar në aktivitetet tuaja, por për t’ju bërë të ndiheni të mbështetur maksimalisht në çdo gjë, çdo ditë. Mos mendoni që është e lehtë për ne, për mua, për ministrin që ta dijë se cilat janë nevojat dhe të mos jetë në gjendje që këto nevoja ti adresojë të gjitha njëherësh, është e pamundur. Por të jeni të bindur që adresimi i nevojave tuaja do të vijë duke u rritur vit pas viti. Nuk do të ketë një vit që nuk do të rriten pagat tuaja. Mos kërkoni që të themi që 30% çdo vit, mund të ndodhë më shumë në një vit, ose më pak në një vit por gjithmonë do të vijë në rritje që të mos keni absolutisht vështirësi,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Prezantohet buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2021, 14:19

VD-LIVE/ Berisha del në konferencë për shtyp

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp sot në orën 19:00. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në rrjetin e tij social në Faceboo...