Politike

Buxheti për M. Mbrojtjes, Rama: Do rekrutojmë talentët shqiptarë në botë

10 Nëntor 2021, 18:10 Nga DOSJA
Buxheti për M. Mbrojtjes, Rama: Do rekrutojmë talentët

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të rekrutojnë të gjithë talentet shqiptare në të gjithë botën për tu bashkuar ushtrisë si programues dhe kërkues shkencor në vend. Gjatë prezantimit të buxhetit për vitin 2022, Rama deklaroi se duhet të krijohet një forcë gadishmërie dhe mbrojtjeje në hapësirën virtuale. Ai shtoi se duhet që të forcojnë kapacitetin e kontrollit mbi territorin duke zotëruar mjete si satelitë dhe dronë inteligjentë

Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar paralelisht me gjithë kapacitetin e gatishmërisë në terren me trupa dhe armë konvencionale, një forcë gatishmërie dhe mbrojtjeje në atë hapësirë që bëhet gjithmonë më e gjerë e më kërcënuese që është hapësira virtuale. Aty ku operohet me teknologji për 1001 të mira dhe forcat potencialisht armiqësore operojnë për 1001 të zeza. Për këtë arsye na duhet patjetër që nga njëra anë të forcojmë kapacitetin e kontrollit mbi territorin duke zotëruar mjete të kohës, satelitë, dronë super inteligjentë dhe po ashtu kapacitetin mbrojtës duke zotëruar një mekanizëm të tërë që garanton se i gjithë aktiviteti që zhvillon vendi të mos i goditshëm dhe të jetë 100% i sigurt.

Këtu vjen një pikë tjetër, mundësia, potenciali dhe ambicia që FA, i gjithë sistemi i Ministrisë së Mbrojtjes, i trupave tokësore, ajrore, detare, i akademisë të kenë në dispozicion një hapësirë ku bëhet kërkim shkencor dhe zhvillim në teknologji duke iu dhënë mundësi vajzave dhe djemve që të kenë mbështetje për të zhvilluar së brendshmi kapacitetet teknologjike të ushtrisë shqiptare. Dihet botërisht, ju e dini më mirë se unë që sistemet e mbrojtjes, departamentet e mbrojtjes janë sisteme dhe departamente ku janë bërë çudira. Ne nuk pretendojmë që ti shërbejmë gjithë botës, por sistemi ynë i mbrojtjes t’i shërbejë vendit dhe të vihet në dispozicion të vajzave dhe djemve të talentuar që nuk kanë arsye përse largohen. Kam folur me ministrin që FA të krijojnë një mekanizëm rekrutimi të talenteve shqiptare në botë si programues, kërkues shkencorë për tu vënë në dispozcion të kësaj hapësire të re,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Prezantohet buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2021, 14:19

VD-LIVE/ Berisha del në konferencë për shtyp

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur konferencën për shtyp sot në orën 19:00. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai në rrjetin e tij social në Faceboo...