Politike

Aksioni i Berishës për Kuvendin e Jashtëzakonshëm, Pollo tregon përgjigjen e tij

10 Nëntor 2021, 18:30 Nga DOSJA
Aksioni i Berishës për Kuvendin e Jashtëzakonshëm, Pollo

TIRANË – Ish-ministri dhe ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka firmosur formularin e kërkesës së mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Vetë Pollo e ka publikuar përgjigjen e tij në profilin e tij në “Facebook”.

Vetë Pollo e ka përmendur më herët qëndrimin pro thirrjes së Kuvendit të Jashtëzakonshëm të PD-së duke konsideruar se ka ardhur koha për moment reflektimi në kampin blu. Ai ka vlerësuar aksionin e ish-liderit historic të PD-së Sali Berisha për të mbledhur firmat për mbajtjen e këtij Kuvendi, por bëri thirrje që përplasja Berisha me kryetarin aktual demokrat Lulzim Basha të mos jetë një betejë personale.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike genc pollo lulzim basha sali berisha genc pollo lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll