Politike

Buxheti për M. e Mbrojtjes, Rama: Vitin tjetër do të ndërtojmë një akademi ushtarake

10 Nëntor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Buxheti për M. e Mbrojtjes, Rama: Vitin tjetër do të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vitin e ardhshëm do të ndërtojnë një akademi cilësore ushtarake. Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama ka thënë se kjo akademi do të jetë pikë referimi për të rinjtë dhe të rejat që duan të hyjnë si vend i NATO-s, ndërkohë që shtoi se në këtë akademi do të operohet me teknologji.

“Ushtria shqiptare të bëhet model. Tjetra ka të bëjë me bazën, në hyrjen e rrugës së karrierës ushtarake, ne nuk pretendojmë të jemi aty ku duhet të jemi, kur ka një bazë shumë larg në lartësinë e atyre që aplikojnë për të studiuar. Do të fillojmë që në 2022 një megaprojekt me faza, ku faza e parë do të garantojë gjithcka ne duhet të ofrojmë. Do të ndërtojmë një akademi cilësore ushtarake dhe të jetë pikë referimi dhe për të rinjtë e të rejat që duan të hyjnë si vend i Nato-s dhe kështu bëhet një akademi që shkëlqen. Pika tjetër është domosdoshmëria për të krijuar një forcë gatishmërie në atë hapësirë që bëhet gjithnjë e më kërcënuese, që është ajo virtuale, ku operohet me teknologji. Mos mendoni që është e lehtë për ne të dimë se cilat janë nevojat dhe të mos jemi në gjendje ti adresojmë njëherësh.Nuk do të ketë një vit që nuk do të rriten pagat tuaja. Natyrisht mos kërkoni 30% çdo vit, por mund të ndodhë të jetë edhe më shumë edhe më pak. Që ju mos keni vështirësi kur shkoni në misione jashtë dhe jeni me kolegë që bëjnë të njëjtën punë dhe që ju ndan një hendek goxha i madh pagash,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Prezantohet buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll