Aktualitet

Mbi 66 mijë euro në tavanin e autobusit, kush janë dy shoferët e arrestuar

10 Nëntor 2021, 18:02 Nga DOSJA
Mbi 66 mijë euro në tavanin e autobusit, kush janë dy

DURRËS– Policia e Durrësit ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me sekuestrimin e parave që u gjetën në një autobus në Durrës. Mësohet se në pranga janë vënë dy shoferët, Vullnet Elezi, 50 vjeç, banues në Elbasan dhe Anastas Thanasi, 61 vjeç, banues në Tiranë. Të dy akuzohen se kishin fshehur 66 mijë e 40 euro në tavanin e autobusit, për t’ju shmangur deklarimit në kufi. Ata janë kapur gjatë kontrollit teksa futeshin në Shqipëri, përmes Portit të Durrësit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin në Port, Durrës, një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro. Sekuestrohen 66 040 euro të pa deklaruara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës kishte marë informacion në rrugë operative për një sasi eurosh që mund të futeshin në rrugë të paligjshme nëpërmjet Portit të Durrësit. Bazuar në këtë informacion në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare dhe autoritetet doganore, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga ana e shënimeve të Policisë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një autobuz, me drejtues shtetasit V. E., dhe A. Th. Gjatë kontrollit të kryer në tavanin e autobuzit, shërbimet e Policisë konstatuan 66 040 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, shtetasit V. E., 50 vjeç banues në Elbasan dhe A. Th., 61 vjeç, banues në Tiranë (shofer të autobuzit). Strukturat hetimore të DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë vepër penale.

LAJM KRYESOR: Sekuestrohen 70 mijë euro në Portin e Durrësit, pranga 2 shoferëve

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet anastas thanasi policia e durresit sekuestrohen mbi 66 mije euro ne durres vullnet elezi anastas thanasi policia e durresit sekuestrohen mbi 66 mije euro ne durres vullnet elezi

Sondazh

Poll