Politike

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama: Pagat tuaja do të rriten me 30% 

10 Nëntor 2021, 17:25 Nga DOSJA
Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama: Pagat tuaja do të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pagat për ushtrinë do të rriten me 30% në bushetin e vitit 2022. Gjatë prezantimit të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama tha se brenda mandatit të tretë ata do të jenë në mesin e vendeve të NATO-s në lidhje me rrogat e ushtrisë.

“Nuk është rrija e parë e pagave që bëjmë, pas një periudhe shumë të gjatë me forcat tona të armatosura që mbeten shumë mbrapa. Kur u takuam pas zjarreve në gusht, unë ju thashë do t’iu rrisim pagat dhe sot pagat janë të shkruara me 30% rritje në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. Sot po ju them se vitin tjetër do t’i rrisim përsëri pagat. Nuk ka asnjë arsye që forcat tona të jenë mbrapa nga shumë vende të aleancës. Nuk flasim për vendet e fuqishme, por për vende të tjera që janë më të forta ekonomikisht se ne, por ne në aspektin e forcave të armatosura nuk kemi përse të mos synojmë që do t’i arrijmë. Nuk kemi më ushtrinë më pak të paguar në NATO. Nuk jemi as në krye, sepse aty askush nuk besoj se do të arrijë ndonjëhere, as në mes por as të fundit. Brenda mandatit të tretë ne të jemi diku në mes. Besoj se mund ta arrijmë. Jam i bindur se së bashku mund ta arrijmë. Është rritja me e madhe ndonjëherë për një sektor. Është më e lartë se rritja 25% për policinë e shtetit para disa vitesh. Vjen si rezultat të asaj që ju keni dhënë dhe keni nderuar Shqiëprinë. E keni vendosur Shqipërinë në vështirësi,” tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Prezantohet buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll