Politike

Alibeaj s’pushon, të tjerët ngrihen në këmbë, Koçi e Gogu qeshin: Kryetar ikën…

10 Nëntor 2021, 17:37 Nga DOSJA
Alibeaj s’pushon, të tjerët ngrihen në këmbë,

TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është mbyllur me batuta. Ndërkohë që kryetari Enkelejd Alibeaj mbante fjalën përshëndetëse e nuk pushonte së foluri, të tjerët u ngritën në këmbë. Në një moment socialisti Petro Koçi dhe Toni Gogu nisën të qeshnin. Ata kërkuan të iknin pasi pavarësisht se Alibeaj fliste, shumë prej anëtarëve u ishin drejtuar dyerve për të dalë.

Pjesë nga biseda:

Enkelejd Alibeaj: Detyrimi që rëndon mbi supet tona jo të brishta…

Petro Koçi: Ta mbyllim se ju mbajtëm dy parti këtu, se s’e bëni dot mbledhjen pa ne ju, po ju mbajmë dy parti këtu….

Enkelejd Alibeaj: Dhe shpresojmë që…

Toni Gogu: Kryetar, nëse vazhdoni kështu, do na ikin të gjithë, do na ikin të gjithë kryetar…Ju lutem (qesh)

Enkelejd Alibeaj: Kjo tregon seriozitetin

Toni Gogu: Qesh

Enkelejd Alibeaj: Natën e mirë, këtu mbyllet seanca

Momenti në dy minutat e fundit:

LAJM KRYESOR: Komisioni Hetimor i 25 prillit, Alibeaj: Institucionet s’kthejnë përgjigje

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021 komisioni hetimor per 25 prillin 10 nentor 2021

Sondazh

Poll