Politike

Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama: Puna juaj nuk është e lehtë, e çmoj

10 Nëntor 2021, 17:22 Nga DOSJA
Buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama: Puna juaj nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë trupën ushtarake në vend për punën e tyre. Gjatë prezantimit të buxhetit të vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes, Rama ka thënë se është ndjerë shumë kenarë që një nga gjeneralët, të cilët ishin të pranishëm në stërvitjen që u bë me pjesëmarrjen e ushtrisë amerikane. Ai gjithashtu nuk i kurseu lëvdatat për Ministrin e Mbriojtjes, Niko Peleshi, të cilin e konsideroi si njeriun e duhur për këtë punë.

“Në këtë aktivitet komunikimi për buxhetin e vitit të ardhshëm, më lejoni të them se jam ndjerë shumë mirë dhe krenar duke dëgjuar fjalë nga më mbresëlënëse prej gjeneralëve që ishin këtu dhe drejtuan misionin e madh, stërvitjen më të madhe ushtarake të 3 dekadave të fundit dhe realisht ju nuk e keni dëgjuar në media se nuk kanë qenë fjalë për to, por janë thënë pa asnjë interes përvecse nevojës për të shprehur admirimin për forcat e armatosura. Duke e ndjekur kete aktivitet nga afër mëson që ti çmosh cilësitë dhe meritat e të gjithëve.

Dua të shpreh mirënjohje dhe respekt shefit të Shtabit të Përgjithshëm, pasi cmoj lidershipin e tij. Nga ana tjetër dua që sinqerisht të përshëndes të gjitha familjet tuaja, nuk ka punë të lehtë por puna juaj ka një vështirësi të vecantë që ka të bëjë me imponimin e një sacrifice jot ë vogël që është shkeputja nga familja. Besoj që ju nuk keni nevojë për fjalët e mia që ta çmoni atë që bëjnë prindërit dhe fëmijët tuaj për tu dhënë të gjithë energjinë e duhur për këtë mision. Unë e shoh me shumë optimizëm cdo ditë të nesërme të forcave të armatosura sepse do fitojmë më shumë nga koha e humbur dhe për të zvogëluar hendekun me shumë trupa të tjera ushtarake të aleancës. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes është njeriu i duhur për stofistikimit teknologjik sa i përket forcave të armatosura. Nuk dua të zgjatem në shumëçka, ministri shpjegoi në mënyrë të detajuar dhe dua të shpreh disa pika ku përfshihet dhe rritja e pagave “, tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO-LIVE/ Prezantohet buxheti i vitit 2022 për Ministrinë e Mbrojtjes

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi buxheti per ministrine e mbrojtjes edi rama niko peleshi

Sondazh

Poll