Politike

Debate në Komisionin e Ekonomisë, Braçe “detyron” Shalsin të ndëpresë mbledhjen

10 Nëntor 2021, 15:20 Nga DOSJA
Debate në Komisionin e Ekonomisë, Braçe “detyron”

TIRANË – Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë është ndërprerë pas acarimeve të krijuara gjatë diskutimit për projektbuxhetin e Ministrisë së Financave për vitin e ardhshëm.

Pas debateve të kryetarit të komisionit Eduard Shalsi me deputetët demokratë, gjatë kohës së përgjigjes së ministres Ibrahimi, ish-zv/kryeministri Erion Braçe ka ndërhyrë duke kërkuar llogari për çmimet e grumbullimit të produkteve bujqësore.

Pas këtij momenti, Shalsi ndërpreu mbledhjen për disa minuta.

DEBATI

Shalsi: Të lutem. Çfarë po bëjmë këtu?! Teatër?! As mikrofonin s’e ke ndezur. Çohesh, merr fjalën. Jo pra. Nuk ta ka dhënë njeri. E ka kërkuar Blerina, e ka kërkuar Spaho. Flisni si të doni kur të jeni jashtë këtyre zyrave, por këtu ka një mikrofon, ka etikë, nuk është han, nuk është kafene. Nuk flitet si koleg duke ndërprerë fjalën. Ministre, fjala për ju.

Ibrahimi: Vlerat e 6% që i janë rimbursuar grumbulluesve janë vlera të cilat fermerët nuk e dimë nëse i kanë përfituar. Deputetët, të cilët janë deputetë në zona rurale e konfirmojnë këtë. Ne duam që këto para t’i shkojnë…

Braçe: Po flasim për gjëra komplet…

Shalsi: E ndërpres mbledhjen për 2 minuta.

Me rifillimin e mbledhjes, Shalsi kërkoi që anëtarët të marrin leje dhe në rast miratimi të ndezin mikrofonin në mënyrë që të dëgjohen për opinionin publik.

“Pavarësisht debatit të nxehtë, ju riktheksoj se kush e merr fjalën pa mikrofon, nuk arrin të dëgjohet. Të mos biem me opinionin kundër dakord, por të paktën ta lëmë ta shprehë dhe më pas ngrini dorën të flisni. Askujt nuk i është privuar e drejta për të folur”, deklaroi kryetari i Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll