Politike

ZYRTARE! Publikohet VKM-ja: Ardi Veliu emërohet zv/ministër

10 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
ZYRTARE! Publikohet VKM-ja: Ardi Veliu emërohet zv/ministër

TIRANË – Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu në detyrën e zv/ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Ardi Veliu u shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit muajin e kaluar. Ai drejtoi në krye të policisë për mëse 3 vite. Gledis Nano u emërua më pas nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në vend të Veliut.

VKM/ Miratohen shpronësime, tur për Ujësjellësin, Veliu emërohet zv.ministër

Iku nga Policia/ Ardi Veliu, i dedikohet politikës, zv.ministër tek ‘Infrastruktura’

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardi veliu ardi veliu

Sondazh

Poll