Politike

VD-Rutte: Jam i shqetësuar për situatën në Bosnje,po shkelin marrëveshjen e Dejtonit

10 Nëntor 2021, 12:30 Nga DOSJA
VD-Rutte: Jam i shqetësuar për situatën në Bosnje,po shkelin

TIRANË– Kryeministri i Holandës, Mark Rutte është shprehur i shqetësuar për situatën në Bosnje. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai tha se serbët e Bosnjes kanë shkelur marrëveshjen e Dejtonit, situatë për të cilën ende po punojnë.

Pyetja: Pikërisht për të mbajtur qetësinë dhe stabilitetin në rajon, çfarë duhet bërë me tepër nga BE? A keni opinion për Ballkanin e Hapur?

Rama: Besoj se të gjithë në Ballkan, edhe ata që mund të përcaktohen si faktorë, e lufta në Ballkan nuk është mësim që e kemi marrë nga librat. Nuk besoj se jemi në prag të një konflikti por besoj se duhet marrë me seriozitet. Duhet të krijmë hapësira që të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë. Duhet të kenë mundësi që të mos ikin jashtë dhe t’i gjejnë këtu universitetet e Europës. Dhashë vetëm një shembull, por e falenderova dhe e falenderoj sërish kryeministrin. Sigurisht që Holanda është një nga yjet më të ndritshme të Europës është një mesazh shumë i bukur.

Rutte: Ne jemi të favor të integrimin rajonal për sa kohë është i hapur për këto. Ndihmon që të punohet drejt hapave të mëtejshëm në bisedimet e anëtarësimit në mënyrë që të bëhet një hapësirë për atë që ndodh më tej. Jam i shqetësuar për Bosnjën sepse duket sikur serbët e Bosnjës po shkelin hapur marrëveshjen e Dejtonit. Po punojmë shumë për të stabilizuar situatën. Kjo thekson nevojën e dialogut. Me Edi Ramën që është një shembull imirë dhe respekton të gjithë rajonin sepse shqetësimi ynë është që ajo që vjen është një influencë në rritje e Rusisë dhe Kinës.

LAJMI KRYESOR: Rutte në Tiranë, takohet me Ramën: Keni bërë progres, jeni gati për negociatat me BE

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mark rutte ne tirane edi rama mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll