Aktualitet

U kishte marrë 1150 euro/ U kap me 83 emigrantë në kamion, arrestohet 31-vjeçari

10 Nëntor 2021, 13:32 Nga DOSJA
U kishte marrë 1150 euro/ U kap me 83 emigrantë në kamion,

KORÇË- Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi në kamionin tip trailer që po drejtonte, kishte fshehur 83 emigrantë të paligjshëm. Mësohet se në pranga ka rënë Oligert Agolli banues në fshatin Pirg, Maliq, i cili u kap në dalje të Pogradecit. Ai i kishte marrë emigrantëve nga 1150 euro secilit, me premtimin për t’i kaluar drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIMI I PLOTË:

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”.

U kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. A., 31 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet korce oligert agolli operacioni perimetri korce oligert agolli operacioni perimetri

Sondazh

Poll