Politike

VD-Rutte: Është mirë mos të zihemi! Shpresoj të zgjidhim çështjen e Bullgarisë

10 Nëntor 2021, 12:17 Nga DOSJA
VD-Rutte: Është mirë mos të zihemi! Shpresoj të

TIRANË– Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, nga Tirana ka shprehur edhe një herë qartë se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të hapet sa më parë mes Shqipërisë dhe BE. Në fjalën e tij, Rutte u shpreh se si Shqipëria, po ashtu edhe Maqedonia e Veriut do të duhet që të prisnin të dielën për të mësuar më shumë lidhur me fatin e tyre, i cili duket se varet nga zgjedhjet në Bullgari. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Mark Rutte: Kemi ndërtuar një miqësi sepse kemi kuptuar që është më mirë të mos zihemi. Shpresojmë që ta zgjidhim çështjen e Bullgarisë. Presim rezultatin e zgjedhjeve të të dielës.

PYETJE: Çfarë masash ka marrë tani Shqipëria ndaj krimit të organizuar?

Mark Rutte: Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi për këto dy vjet për bashkëpunimin mes Policisë. Kemi biseduar edhe sot për të. Ne i shohim gjërat se ku Shqipëria qëndronte për Vettingun e Shqiptarëve. Të gjithë na duhet që të bëjnë më shumë punë. Progresi ka qenë aq i madh, duhet ta them që jemi sprapsur për të thënë jo. Ka qenë edhe faktori i çështjeve të tjera. Ideja është që ne duam të ketë perspektivë në BE edhe sepse të tjerë mund të kenë influencë në këtë rajon që ne nuk e duam.

LAJMI KRYESOR: Rutte në Tiranë, takohet me Ramën: Keni bërë progres, jeni gati për negociatat me BE

(k.m.a.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama mark rutte mark rutte ne tirane edi rama mark rutte mark rutte ne tirane

Sondazh

Poll