Politike

Ndreu: Grantet për bashkitë me performancë të mirë nuk reflektohen në buxhet

10 Nëntor 2021, 11:03 Nga DOSJA
Ndreu: Grantet për bashkitë me performancë të mirë nuk

TIRANË– Kreu i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu u shpreh ditën e sotme se në buxhet nuk është reflektuar fjala e thënë nga kryeministri se bashkitë që kanë performancë më të mirë do ketë grante. Teksa ishte prezent në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, kreu i Bashkisë doli kundër vendimit të qeverisë që si fillim paratë do t’i shkojnë Ministrisë së Mjedisit dhe më pas do jetë kjo e fundit që do bëjë shpërndarjen e tyre.

“U tha që do ketë grante për bashkitë e bregdetit, do ketë stimul, për bashkitë që kanë performancë të mirë dhe janë dy elementë që nuk na reflektojnë askund në buxhet. Dhe do ndodhë ai fenomeni te ai filmi që thoshte që këto ndërmarrjet e mia kanë shteruar kapacitetet dhe nuk kanë nevojë për lekë më, sepse të gjithë e dinë që ky nuk është argument. Bashkitë që kanë performancë të mirë duhet të trajtohen dhe të mësohen edhe të tjerat që nëse t’i punon mirë mund të marrësh edhe 5 lekë më shumë që të avancosh. Ka plot probleme. Granti që parashikohet për të shkuar të bashkitë bregdetare për arsye të ngarkesës së sezonit nuk reflektohet. Në një bisedë që bëra me ministrin, buxheti i ka shkuar ministrisë së Mjedisit e cila më pas do ta ndajë sipas një formule që në fakt ministrja vetë nuk ishte dakord. Më mirë se e ka të vlerësuar gjendjen bashkia nuk e ka askush dhe kjo duhet t’i shkojë bashkive direkt. Nuk e di ç’hyn ministria këtu. Ministria mund të bëjë rolin e mbikëqyrësit nëse fondet shkojnë në drejtim të gabuar, por nuk mund të kryejë rolin e transmetuesit më jep mua lekë se unë do t’ja çoj atij. Kjo nuk më rezulton efektive”, u shpreh Ndreu.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike komisioni i ekonomise 10 nentor 2021 pjerin ndreu komisioni i ekonomise 10 nentor 2021 pjerin ndreu

Sondazh

Poll